Transmetuar më 22-02-2017, 13:26

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një kalimtareje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në rrethrrotullimin e Doganës.

Nga burimet e para bëhet fjalë se nga aksidenti ka gjetur vdekjen R. Gjeta 61- vjeçe nga Kukësi.

Personi në fjalë po kalonte rrugën bashkë me bashkëshoerin e saj pak metra larg nga vizat e bardha kur është përplasur nga një automjet.

Menjëherë pas aksidentit e moshuara u dërgua me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ndërroi jetë duke mos i rezistuar dot plagëve.

Ndërkaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij rreth aksidentit dhe shkaqeve të tij.