Transmetuar më 22-02-2017, 13:01

Një emigrant kinez, vendosi të kthehet në shtëpi me biçikletë dhe të festojë vitin e ri pranë tyre, pasi nuk kishte mundësi për të blerë një biletë treni apo autobusi.

Ky punëtor që kishte synim Qiqihar, në provincën Heilongjiang duke u nisur nga Rizhao, e kuptoi nga policia rrugore që kishte udhëtuar 30 ditë në rrugën e gabuar dhe nuk ishte aspak afër rrugës që mori.

Ky emigrant kinez planifikoi të bënte 1.700 km me biçikletë deri në shtëpinë e tij, mirëpo policia e Anhui i tregoi atij se kishte udhëtuar 500 km gabimisht dhe për ta kursyer nga rruga e gjatë e kthimit i pagoi atij një biletë treni, sepse arsyeja pse ai kishte zgjedhur biçikletën nuk ishte nga dëshira, por nga pamundësia për të paguar biletën.

Sipas një raportimi nga "People’s Online Dail", burri jetonte në internet kafe she ishte shumë i varfër. Megjithatë ai kishte vendosur që vitin e ri të ishte në shtëpinë e tij dhe në fakt e realizoi, por jo me biçikletë siç e kishte planifikuar, pasi policia rrugore i erdhi në ndihmë.