Transmetuar më 22-02-2017, 12:47

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flencestein pas takimeve të djeshme në Tiranë, ka dalë sot në një konferencë për mediat nga zyrat e BE-së në Tiranë.

Ai deklaroi se zgjedhjet dhe zbatimi i reformës në drejtësi janë “çelësi” i hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Pothuajse të gjitha grupet në Parlamentin Europian përveç ekstremit të djathtë kanë folur për këto gjëra dhe nuk kanë fshehur faktin se ka ende shumë punë për të bërë. Madje kemi bërë thirrje dhe Këshillit në mënyrë të qartë, që në rast se zgjedhjet në Shqipëri do të shkojnë siç duhet, zbatimi i reformës do të vazhdojë atëherë me Shqipërinë duhet të çelen negociatat. Nëse do të bëhen këto dhe çelja duhet bërë tani, në mënyrë që dhe ne të gjithë të jemi të besueshëm”, tha z. Knut Fleckenstein.

Ai theksoi më tej se nuk dëshiron të komentojë protestën e PD-së që është një çështje e brendshme por u ka kërkuar deputetëve të opozitës të kthehen  në Kuvend.

“Nuk do të ndërhyj dhe as nuk do të bëj komente për protestën, pasi është një çështje e brendshme. Kjo është e drejta e qytetarëve, e opozitës dhe në veçanti që opozita të tregojë se çfarë kërkon.  Por bojkoti i Kuvendit është për mendimin tonë jo mënyra e duhur sidomos përsa i përket zgjedhësve që kanë votuar për deputetët e Kuvendit. Prandaj u kërkoj kolegëve dhe miqve të mi në PD të vazhdojnë atë që mendojnë është e nevojshme, por u kërkoj që të kthehen në punë. Dhe ky nuk është vetëm opinioni i Fleckensterin por dhe i Kukan, eurokomisionerit Hahn, zonjës Mogherini dhe të tjerë”, tha ai.

Jashtë komentit të Fleckenstein nuk kanë qëndruar edhe përplajset mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit Llalla. Ai tha se të gjithë po luftojnë për një objektiv. “Ne po luftojmë për të njëjtin objektiv, dhe ndonjëherë ka keqkuptime, por nuk është një luftë personale e Donaldit, Romanës apo Knutit, por jemi të bashkuar dhe përfaqësojmë institucionet e BE-së dhe autoriteteve të SHBA”, tha ai.

Gjithashtu në fjalën e tij Fleckenstein i ka dërguar edhe njkë mesazh ish-kryeministrit Berisha lidhur me deklarata e këtij të fundit për solos.

“Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni. Zoti Berisha nuk është i dobët”- tha ai./b.l/noa.al/