Transmetuar më 22-02-2017, 12:33

Duke filluar nga ndeshja e 24 marsit në Itali, kombëtarja shqiptare e futbollit do të vishet me uniformë të re.

Sponsori teknik i ekipit përfaqësues, “Macron”, ka prezantuar ditën e sotme modelin e ri të uniformave që do të mbajnë veshur djemtë e drejtuar nga Xhani De Biazi të paktën deri në fund të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Në ceremoninë e rastit ishte i pranishëm presidenti Armand Duka dhe ministria Lindita Nikolla. Më këtë rast u shpjeguan edhe detajet e modelit të ri, pasues i “Triumf”, ku gjithçka është bazuar rreth shqiponjës, simbolit të identitetit shqiptar.

Vlen të theksohet Kombëtarja e shqiptareve ka zyrtarizuar një miqësore më 28 mars ndaj Bosnjës së Hercegovinës./b.l/noa.al/