Transmetuar më 22-02-2017, 12:16

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku një mjet tip Benz me targa AA 875 FR ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shirokë-Zogaj, ndërsa makina ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash nga rruga kryesore poshtë shkëmbit në afërsi të bregut të Liqenit të Shkodrës.

Brenda mjetit fatmirësisht nuk është gjetur asnjë person, pasi dyshohet se janë larguar pas aksidentit. Edhe spitali rajonal nuk raporton për persona të aksidentuar që prej mbrëmjes së djeshme.

Makina është parë poshtë shkëmbit nga qytetarë të cilët kanë lajmëruar policinë e cila që ka nisur hetimet për shkaqet dhe motivet e aksidentit./b.l/noa.al/