Transmetuar më 22-02-2017, 12:02

Gardianët i gjejnë hashash në qeli, nisi hetimet ndaj 21-vjeçarit Ermir Avdija, banues në Durrës. I riu ndodhej në dhomat e paraburgimit të Durrësit për shkak të një grabitjeje të ndodhur më parë.

Lënda narkotike iu gjet në qeli nga gardianët mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, e cila u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe ”Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të vendimeve me burgim”. /noa.al