Transmetuar më 22-02-2017, 11:38

Një gjykatës amerikan ka urdhëruar Chris Brown, të qëndrojë larg nga ish e dashura e tij Karrueche Tran. Karrueche në një deklaratë për gjyqtarin pretendon se Chris u kishte thënë disa miqve se do ta vriste. Gjithashtu ajo tregoi se para disa vitesh Chris e kishte goditur në stomak dy herë dhe e kishte shtyrë poshtë shkallëve. Kjo ka ndodhur gjatë kohës që Chris ishte në lirim me kusht për rrahjen e Rihannës.

Urdhri po ashtu detyron Chris Brown, që të dorëzojë çdo armë që posedon dhe për këtë gjë ai ka afat deri në seancën e radhës që do të mbahet më 9 mars të këtij viti.  Kjo nuk është hera e parë që këngëtari akuzohet për ushtrim dhune.

Më herët ai rrahu ish të dashurën e tij Rihannën. Lajmë atë kohë bëri bujë në të gjithë mediet botërore. Siç duket, Brown nuk heqka dorë nga dhuna. Kështu që është më mirë që femrat t’i rrinë larg atij. /noa.al