Transmetuar më 22-02-2017, 11:19

Ekstraduar nga Anglia drejt Shqipërisë 53-vjeçari Avni Metra, lindur në Burrel, i dënuar me 25 vjet heqje lirie për akuzën e vrasjes.  Ka qenë Interpol Mancester, ai që ka sjellë në Shqipëri të tmerrshmin e Burrelit. Metra  jetonte në Angli ndërsa kishte marrë dhe pasaportën me lëshuar në gjeneralitete si Avdul Mekra, lindur në Gjakovë. Prej më shumë se 18 vjetësh jetonte i lirë në Britani, deri kur pas një hetimi të zhvilluar nga “Daily Mail”, u zbulua identiteti dhe vendndodhja e vrasësit. Sipas medies britanike, policia nuk kishte asnjë ide mbi vendin ku jetonte gangsteri 53-vjeçar i quajtur Avni Metra, pavarësisht se ai gjendej në listën e më të kërkuarve nga Interpoli dhe ishte arrestuar në Londër për dhunë ndaj bashkëshortes. Metra kishte siguruar një pasaporte britanike pas mbërritjes në vend në vitin 1998, me pretendimin se ishte refugjat kosovar, duke futur në xhep mijëra paundë përfitime ndërsa punonte në të zezë dhe kishte lidhje me rrjete prostitucioni.

Krerët e Interpolit në Tiranë thanë se kishin kërkuar arrestimin e tij në vitin 2008, pasi ishin informuar se ai gjendej në Londër. Nga ana e tyre, autoritetet britanike thanë se nuk kishin mundur ta gjenin dhe se ishin në kërkim të të paktën 6 vrasësve shqiptarë që jetonin atje, duke përdorur identitete të rreme.

Në vitin 2010, burri u arrestua dhe u akuzua për dhunë ndaj bashkëshortes, duke kaluar disa javë pas hekurave dhe në vitin 2011 u dënua me punë të detyruar. Gjithsesi, policia britanike nuk e kishte kuptuar se Metra, i cili përdorte emrin Avdul Mekra, ishte në fakt një vrasës famëkeq. “Daily Mail” që ra në gjurmët e tij pohon se shqiptari u shfaq i habitur që kishin arritur ta gjenin dhe tha se nuk e mbante mend çështjen gjyqësore në Shqipëri. Tabloidi pretendon se Metra është vetëm një prej dhjetëra vrasësve shqiptarë që fshihen në Britani. 

Kush është Avni Metra?

 

Gjithçka ka nisur kur Avni Metra është bashkuar me bandën fisit Kola të Burrelit, në moshën 34-vjeçare të vitin 1997. Kjo e fundit ishte në konflikt për pushtet me një bandë tjetër të fuqishme, atë të fisit Deda.

Vrasja e parë për Avni Metrën është shënuar në Prill të 1997, ku ai bashkë me një bashkëpunëtor, i arratisur në Angli, kanë goditur për vdekje një roje sigurie të quajtur Kadri Xhetani, i cili ka ndaluar dy bashkëpunëtorët, të cilët po vidhnin një fabrikë mielli. Por nuk ka mbaruar me kaq. Dy anëtarët e bandës Kola i kanë bërë pritë edhe vëllait të Kardi Xhetanit, menjëherë pas funeralit të vëllait dhe duke e sulmuar e kanë hedhur në një pyll pranë lumit.  Kjo ka sjellë konfliktin e madh mes dy bandave, të cilët kërkonin hakmarrje ndaj njëri-tjetrit.

Motra e Kadri dhe Nevruz Xhetanit, e cila e ka identifikuar fytyrën e Avni Metrës ka thënë se Metra dhe shoku i tij i bandës e kanë prerë vëllanë e tij pjesë- pjesë ndërkohë që ai ishte gjallë, duke i hequr sytë dhe veshët.

Në vitin 1998, autoritetet e qytetit të Burrelit nisën hetimet për vrasjet masive dhe kjo solli arratisjen  e anëtarëve të bandës, ndër to edhe Avni Metra.

Ai ishte një ndër emigrantët e parë të Burrelit, i cili udhëtoi drejt Britanisë me një identitet të rremë kosovar. Gruaja e tij Linda Lami, e cila ka katër fëmijë me Avniun, e ka cilësuar bashkëshortin e tij si një “psikopat” dhe “i aftë  të bëjë çdo gjë” dhe se ajo ka qenë vetëm një 16- vjeçare naive në kohën që është martuar me të. /noa.al