Transmetuar më 22-02-2017, 10:04

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Bashkimi Europian që financimet e saj të mos i përqendrojë vetëm tek ndërtimi i burgjeve, apo komisariateve të policisë, por të financojë edhe tek e bukura dhe kultura.

“Unë e konsideroj shumë të rëndësishëm faktin që BE ka qasje pozitive ndaj kërkesës sonë insistuese që në financimet e veta të mos e ketë vëmendjen si të ndërtojë burgje të reja, gjykata, komisariate të reja policie, por si të sjellë pranë njerëzve sot bukuritë e të shkuarës dhe si të lidhim atë që sot ndërtojmë me ato bukuri”, tha Rama.

Këtë deklaratë shefi i qeverisë e bëra gjatë Konferencës “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshëm” për t’iu përgjigjur të gjithë kritikëve për programin e rilindjes urbane. Në lidhje me kritikat që i janë për programin “Rilindja Urbane”, ia tha se janë vulgare dhe mendjelehta

 “Unë shpesh ndeshem me një kritikë vulgare që lidhet më programin e ‘Rilindjes Urbane’, që në thelb synon të ngjallë një raport me të bukurën. Një kritike sipas së cilës ne jemi pa bukë, ju investoni për fasada, ne jemi pa uji ju investoni për ndriçim. Ne kemi halle të tjera ju merreni me muzeume dhe hapësira publik,  ku në fund të ditës nuk gjen bukë, ujë dhe nuk gjen zgjidhje për problemet imediate. Kjo është një kritike mendjelehte dhe më duket e kotë për të humbur kohë të shpjegoj pse”, e mbylli fjalimin Kryeministri./ noa.al