Transmetuar më 22-02-2017, 09:51

I dha një fëmije të mitur qesen me hashash, arrestohet nga Policia e Sarandës 21-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur Osmen Abazi ka tentuar që të fusë në trafikun e lëndëve fëmijën e mitur.

Gjithashtu, i riu ka qenë person i shpallur në kërkim pasi më 19 janar 2016, akuzohet se ka kryer një vjedhje në një magazinë në lagjen nr.4 Sarandë. Për këtë vepër ishte caktuar masa e sigurisë së arrestit me burg. Ndërkohë, burimet zyrtare të policisë raportojnë se ndaj 21-vjeçarit rëndojnë dy akuza,“Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”./ noa.al