Transmetuar më 22-02-2017, 09:22

Ishte ngarkuar me mall kontrabandë dhe për të shmangur kontrollin e policisë në doganë tenton të largohet me shpejtësi. Burime nga Policia e Kukësit raportojnë se kanë vënë në pranga një 37-vjeçar, nën akuzën e veprave penale, “Kontrabanda me mallra të ndaluar” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ali Axhami, banues në banues në fshatin Shtiqën të Kukësit u ndalua në pikën Kufitare të Morinës. Ai u largua nga parkingu i doganës me automjetin tip veture, me targa AA 778 KY dhe nuk i është bindur punonjësit të policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, kishte të ngarkuar pleh kimik të llojit DAP, i cili është mall i ndaluar. Materialet për veprime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. / noa.al