Transmetuar më 22-02-2017, 08:24

Protesta e Partisë Demokratike, që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara zyrave të Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të pestë. Shefi i selisë blu, këmbëngul në kërkesën e tij për një qeveri teknike, përpara futjes së vendit në zgjedhjet elektorale të 18 qershorit.

Zoti Basha pretendon se maxhoranca aktuale nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që prej të shtunës, 18 shkurt 2017, qytetarë të shumtë të shoqëruar nga deputetë dhe përfaqësues të opozitës janë “ngujuar” në çadrën e ngritur dhe thonë se do të qëndrojnë aty derisa kërkesa e tyre të plotësohet. Ndërkohë, grupi parlamentar i kësaj force politike ka bojkotuar edhe punimet e Kuvendit, duke lënë pezull edhe reformën në drejtësi./ noa.al