Transmetuar më 21-02-2017, 17:06

Presidenti Donald Trump paralajmëroi ata që nxjerrin informacione të klasifikuara se do të kapen. Ai i bëri komentet sot në Twitter.

Ai tha se nxjerrja e informacioneve, sidomos nxjerrja e paligjshme e informacioneve të klasifikuara, ka qenë prej vitesh problem në Uashington.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i zotit Trump, Michael Flynn, dha dorëheqjen këtë javë me kërkesë të Presidentit, pasi një seri njoftimesh nxori se zoti Flynn kishte biseduar me një diplomat rus për çështjen e sanksioneve kundër Moskës para ardhjes së administratës së re.

Në komentet e tij në Twitter, Presidenti Trump përsëri e akuzoi gazetën Nju Jork Tajms dhe media të tjera si të dështuara dhe tha se ato duhet të kërkojnë ndjesë.

Presidenti i bëri komentet pak para një konference shtypi të paralajmëruar për t’u zhvilluar sot në Shtëpinë e Bardhë.