Transmetuar më 21-02-2017, 16:05

Një skandal seksual i financuar nga qeveria italiane është zbuluar nga emisioni investigativ "Le lene". Investigimi ka zbuluar fakte të tmerrshme se si financohej me fonde qeveritare nga pallati “Ghigi” rrjeti i prostitucionit gay.

Mediat italiane raportojnë se pas emisionit plasi furtuna. Francesco Spano, drejtuesi i një organizate italiane për luftën kundër diskriminimit, financuar nga fondet publike, dha dorëheqjen mbrëmë, pas transmetimit të emisionit.

Deklaratën e dorëheqjes e kanë bërë vetë burimet qeveritare. Sipas emisionit, Francesco Spano, (kreu i Zyrës Kombëtare Anti-Diskriminit Racor në varësi të qeverisë) akuzohet tashmë si i dyshuar për financimin e një klubi takimesh gay me pagesë.

Ai është një jurist 39-vjeçar dhe avokat që në Itali njihet për kauzat e tij kundër diskriminimit racial dhe homoseksual.

Ai duhet të përballet tashmë me akuzat për financimin me para publike të një shoqate homoseksualësh, pjesë e një rrjeti prostitucioni mes meshkujve. Madje akuzohet se edhe ai vetë është pjesë e shoqatës.

Referuar autorëve të emisionit investigativ, në mesin e një numri të konsiderueshëm shoqatash që marrin financime nga UNAR, numërohen Kryqi i Kuq Italian apo UNICEF, gjithashtu edhe ANDDOS, një shoqatë që lufton diskriminimin me bazë seksuale.

Gjithashtu sipas reportazhit të transmetuar, ANDDOS organizonte në realitet takime homoseksuale me pagesë në një club privat, ku sipas një klienti të cituar nga "Corriere della Sera", organizoheshin tre herë në vit takime për parandalimin e AIDS-it për të justifikuar emërtimin e një shoqate social-kulturore, që mundëson përjashtimin nga sistemi i taksave.