Transmetuar më 21-02-2017, 15:41

Konfliktet në punë dhe familje ju kanë vënë në provë kohët e fundit. Bëni kujdes ndaj dyshimeve, pasi mund ta tensiononi situatën. Beqarët do kenë një dit me fat sot në dashuri, yjet përkrah tyre do ju mundësojnë takime interesante.

Dashi

Do të ndiheni pak më mirë sot, por ndonëse nuk do jeni në gjendjen më optimale tuajën, përmirësimi është i dukshëm. Shmangni konfliktet ndërpersonale, sidomos ato që kanë të bëjnë me dashurinë. Ditët pasuese të kësaj jave do jenë më pozitive. Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj do bëjë që të ruani qetësinë dhe të veproni më mirë.

Demi

Konfliktet në punë dhe familje ju kanë vënë në provë kohët e fundit. Nuk është e lehtë tejkalimi i sikleteve të vogla sot, por vetëm në fundjavë do qetësoheni. Me shumë vështirësi do i dëgjoni këshillat e të tjerëve, por do të ndiqni instinktin tuaj lidhur me atë që ju bën të ndiheni mirë. Mos u shqetësoni, gjithçka është kalimtare.

Binjakët

Pjesa e parë e ditës do të jetë mjaft e vështirë, por kujtoni që pasdite më e keqja ka kaluar. Fatmirësisht jeni një person që ndryshoni faqe lehtësisht dhe do të vini re shumë shpejt përmirësime. Megjithatë nuk përjashtohen disa tensione në marrëdhënien në çift, gjithçkaje tjetër do ja hidhni paq sot.

Gaforrja

Rikuperimi juaj është shumë i ngadaltë dhe tensioni ju ka mposhtur. Në punë do e ndjeni veten shumë të ngarkuar dhe do keni dëshirë për ndryshim. Mundohuni ti dedikoni më shumë kohë partnerit/es dhe të forconi ndjenjat tuaj. Nëse përfshiheni në debate, mundohuni të mos tregoheni shumë të drejtpërdrejtë.

Luani

Kjo ditë është me shumë fat për të lindurit e kësaj shenje. Do të keni mundësi të mira në profesion, ashtu sikundër në fushën e ndjenjave do të gjeni qetësinë. Saturni i lehtëson raportet me të tjerët si dhe rindez pasionin. Shfrtëzojini këto mundësi të mira që po ju vijnë.

Virgjëresha

Parashikohen mundësi të mëdha në ardhje për ju, por kujtoni se ky është vetëm fillimi. Në vijim priten hapa edhe më të rëndësishëm. Do të merrni vendime që do ndikojnë në të ardhmen tuaj. Për të arritur atë që synoni duhet të përvishni mëngët tani. Në ditët në vijim bëni kujdes nga përplasjet që mund të keni me të lindurit në shenjën e Binjakëve ose Akrepit.

Peshorja

Ndonëse kjo javë ju ka gjetur plot entuziazëm, reflektoni pasi rrezikoni të gaboni. Nuk do t’iu mungojnë mundësitë e mira për të gjitha fushat, por e rëndësishme është që të rrini vigjilent dhe të kujdesshëm. Një rënie e beftë e energjisë mund t’iu pengojë në punët tuaja.

Akrepi

Ndjenjat kanë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj sot dhe nëse keni në krah personin e duhur, mund ta lini veten të lirë për të marrë vendime të rëndësishme. Nëse tregoheni shumë kërkues ndaj të tjerëve, limitohuni disi. Beqarët do kenë një dit me fat sot në dashuri, yjet përkrah tyre do ju mundësojnë takime interesante.

Shigjetari

Do të jeni të mbushur plot pasion dhe energji ju të shenjës së Shigjetarit. Bëni kujdes duke i përdorur në drejtimin e duhur pasi në të kundërt mund të rrezikoni sot. Do jeni në kërkim për të gjetur ekuilibrin, ndaj veproni me qetësi dhe mos arrini në përfundime të nxitura, si në fushën profesionale ashtu edhe atë sentimentale.

Bricjapi

Do jeni shumë të tensionuar dhe kërkues ndaj të tjerëve gjatë kësaj dite. Nuk do të ngurroni t’ua përplasni në fytyrë të tjerëve neglizhencën, për shkak se vetë jeni përkushtuar plotësisht në punë. Gjatë pasdites disa ide tuajat do ju bëjnë konfuzë. Edhe pse mund të keni të drejtë, bëni mirë të ndryshoni mënyrë komunikimi.

Ujori

Do e nisni ditën disi të lodhur dhe pa motivim. Është një periudhë shumë e ngjeshur me punë, pasi do keni shumë gjëra për të përfunduar dhe koha do fluturojë pa e kuptuar. Në dashuri lërini më shumë hapësirë partnerit/es, për të mos e bërë të ndihet si i “mbytur”. Bëni kujdes ndaj dyshimeve, pasi mund ta tensiononi situatën.

Peshqit

Nëse keni personin e duhur në krahë, do arrini të bëni gjëra të mëdha dhe me shumë lehtësi sot dhe përgjithmonë. Mundohuni të jeni më të sinqertë me të tjerët dhe të mos shtireni gjithmonë si të mirë. Në dashuri mungesa e sinqeritetit mund t’iu sjellë probleme. Më mirë përballojini tensionet pak nga pak, se sa të bien mbi ju njëherësh./b.l/noa.al/