Transmetuar më 21-02-2017, 15:26

Ndonjëherë xhelozia i kalon kufijtë e saj dhe gjithçka shkon shumë keq, aq sa nuk do të shkonte në mendje se çfarë je në gjendje të bësh prej saj.

Pikërisht xhelozia është tema e historisë së një gruaje nga Pakistani e cila përfundoi e shpërfytyruar pasi një mike e saj xheloze, nuk donte që ajo të bëhej stjuardesë dhe e sulmoi me acid.

Kanwal Qayyum, 29 vjeçe mori plagë të tmerrshme në fytyrë pasi iu hodh acid sulfurik teksa flinte gjumë, nga një ish mike e saj që nuk e duronte dot idenë se e reja mund të ishte e suksesshme.

29 vjeçarja humbi hundën për shkak të këtij sulmi me acid dhe kirurgët kanë kaluar dekadën e fundit duke rindërtuar fytyrën e të resë.

Kanwal ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm që prej sulmit të ndodhur 10 vite më parë, ndërsa mjekët vijojnë t’i rindërtojnë fytyrën dhe i kanë krijuar edhe një hundë të re.