Transmetuar më 21-02-2017, 15:15

Me të mbushur moshën 30 vjeç, do të ndihesh njëkohësisht mirë dhe keq.

Mos u shqetësoni! Me leximin e këtij shkrimi do të kuptoni se të qenit mbi 30 vjeç është më mirë se 20.

Keni dëgjuar për shprehjen se “jeta fillon pas të 40-ve”, kjo është e vërtet.

Këtu kemi argumente të fuqishme që vërtetojnë se sa më i rritur të jesh aq më madhështore të duket jeta.

Ju nuk keni frikë që të shprehni dëshirat tuaja, qoftë këto dhe të çmendura, ndryshe nga mosha 20 vjeç, që hezitojnë t’i thonë.

Për ju pak rëndësi ka mendimi i personave të tjerë, kjo gjë nuk ju shqetëson si dikur në të njëzetat.

Ndiheni shumë mirë kur një person më i vogël në moshë ju pyet për diçka. 

Me kalimin e të 30-ve tregoni një kujdes më të madh ndaj vetes, sidomos në përzgjedhjen e ushqimit.

Gjatë dimrit nuk nguroni që të vendosni kapuç dhe shall, pa e vrarë mendjen se si mund të dukeni në sytë e të tjerëve.

Për shkak të angazhimeve gjatë ditës, ju nuk mund të shkoni për të fjetur vonë në mbrëmje.

Përvetësoni shumë shpejt risitë teknologjike, gjë e cila ndikon pozitivisht në performancën tuaj në punën.

Muzika e rinisë tuaj konsiderohet muzika më superiore e të gjitha kohërave, mjafton ta dëgjoni dhe të sillni në vëmendjen tuaj shumë kujtime të bukura.

Kur dikush ju pyet për të shkuar në klube nate (pub), i hidhni një vështrim të çuditshëm sikur të thoni që kjo pyetje është absurde. “Kam punë nesër”.

Ju e admironi qetësinë, ajo është aleate e mirë për trupin dhe për trurin.

Kur shokët/shoqet tuaja shqetësohen për studimet e tyre ju qeshini porsi fëmijë, sepse ju tashme e keni kaluar atë periudhë.

Në lidhje me komunikimin ju keni përvetësuar tashmë taktika që me personat që s’i keni shumë qejf t’i shmangni me diplomaci, pa rënë në sy.

Çdo festë ditëlindjeje e konsideroni diçka qesharake, ndaj e merrni lehtë fare, pa e vrarë mendjen.

Më në fund keni hequr dorë nga ideja e të qenit i pashëm/e pashme, ju pëlqen vetja për atë që jeni.

Mbi të gjitha ju pëlqejnë shakatë në lidhje me plakjen. /noa.al/