Transmetuar më 21-02-2017, 14:50

Kombëtarja shqiptare ka siguruar një ndeshje miqësore për muajin mars. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin për ndeshjen miqësore për datën 28 mars, e cila është tashmë zyrtare dhe e konfirmuar që do të luhet në "Elbasan Arena" kundër skuadrës përfaqësuese të Bosnjë Hercegovinës.

“Kështu, pas takimit zyrtar me Italinë më 24 mars në Palermo, Shqipëria do të shfrytëzojë edhe datën e dytë të lirë të UEFA-s, atë më 28 mars, ku skuadra e De Biazit do të presë në një takim miqësor Bosnjën.

Gjithçka është zyrtare, dhe e konfirmuar. Kuqezinjtë do te përballën në një test miqësore me skuadrën e Edin Dzekos e shumë lojtarëve të tjerë. Orari mbetet për tu konfirmuar në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Kombëtares.