Transmetuar më 21-02-2017, 13:38

Gjatë analizës së punës në Fier, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka theksuar se procesi i dekriminalizimit është i rëndësishëm që të vazhdojë.

Sipas tij, prokuroria ka marrë shumë denoncime nga qytetarët dhe në fund të hetimit do të publikohen edhe emrat e personave që mund të jenë të përfshirë.

“Procesi është i rëndësishëm që të ketë vazhdimësi. Ka një dyndje denoncimesh nga ana e qytetarëve. Për momentin nuk mund të përmendim emra. Në përfundim të hetimit do të bëhen publikë edhe emrat”, u shpreh Llalla.