Transmetuar më 21-02-2017, 10:50

Kina njoftoi se ka filluar prodhimin e një kompjuteri që është më i shpejtë se kompjuteri i cili e posedon rekordin si super kompjuteri i botës "Sunway TaihuLight", raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës "China Daily", superkompjuteri "Tienhi-3" prodhimi i së cilës ka filluar në Qendrën Kombëtare të Super Kompjuterit në qytetin Tiencin, do të jetë 10 herë më i shpejtë se "Sunëay-TaihuLight" gjithashtu prodhim i Kinës.

Zyrtari i projektit, Ming Shiangfey, tha se, prototipi i "Tienhi-3" planifikohet të përfundohet në fillim të vitit të ri të ardhshëm, ndërsa ky superkompjuter do të ketë një kapacitet të procesimit prej një kuintilion në sekondë. Theksohet se, prej procesorit e deri në sistemin operativ të "Tienhi-3" do të jenë prodhim vendas dhe se do të shërbejë me kapacitet të plotë para vitit 2020.

Superkompjuteri "Tienhi-3" do të japë kontribut të rëndësishëm në kërkimet shkencore, ndërsa do të luaj rol të rëndësishëm me simulacionet e tërmetit dhe luftën kundër sëmundjeve epidemike.

"Sunway-TaihuLight" në klasifikimin e super kompjuterëve të bërë në muajin qershor të vitit të kaluar, kishte tejkaluar një kompjuter tjetër prodhimi i Kinës "Tienhi-2", e cila me kapacitet të procesimit me 125 mijë e 436 petaflop në sekondë ishte zgjedhur 6 herë kompjuteri më i shpejtë i botës. Procesorët e kompjuterit "Sunway-TaihuLight" ishin prodhim vendas. /noa.al