Transmetuar më 21-02-2017, 09:44

Një surprizë e veçantë për një familje italiane nga Salento. Burrë e gra dhe tre fëmijët e tyre, po kalonin një ditë pushimi në Frigole, kur u befasuan nga ajo që u ndodhi.

Tamam si në përralla, ata gjetën një shishe me një mesazh brenda, e cila ishte nxjerr në breg nga dallgët.

Mesazhi në shishe ishte shkruar nga një familje austriake, e cila teksa e kishte hedhur shishen në ujë në brigjet e Kroacisë verën e kaluar.

Letra mbante firmën e babait, nënës dhe katër fëmijëve me moshë 4, 11, 12, 14 dhe 17 vjeç. Në të shkruhej edhe adresa ku mund t’u dërgohej përgjigje në rast se shishja gjendej.