Transmetuar më 21-02-2017, 09:29

Një foshnje 16-muajsh në Britaninë e Madhe e cila ndodhej në shtëpinë e gjyshërve së bashku me vëllain, ishte lënë vetëm pak çaste e pavëzhguar dhe në ato pak momente ka ndodhur tragjedia.

Vogëlushja ka humbur jetën pasi është mbytur aksidentalisht me kordonin e grilës së dritares. Ajo ishte duke luajtur me kordonin që i ishte ngatërruar në qafë dhe është rrëzuar papritur.

Kordoni i ka marrë asaj frymën dhe vogëlushja ka pësuar atak kardiak. Gjyshja e saj, një infermiere në pension, ka tentuar menjëherë t’i japë ndihmën e parë, por çdo gjë ka qenë e kotë.

Pas rastit tragjik, ekspertët kanë bërë thirrje që prindërit të sigurohen se kordonët e grilave apo sende të ngjashme të rrezikshme të mos jenë të arritshme nga fëmijët, për të shmangur të tilla raste.