Transmetuar më 21-02-2017, 09:11

Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian theksoi se axhenda për vendin tonë është e vështirë dhe se bisedimet janë serioze.

Në një postim në twitter mëngjesin e sotëm, Knut Fleckenstein pohoi se është i lumtur që ka ardhur sërish në Shqipëri, ku do të qëndrojë në një vizitë 3 ditore. “I lumtur që rikthehem në Shqipëri, axhendë e vështirë dhe bisedime serioze”, shkruan ai.

Dje eurodeputeti gjerman tha për Deutsche Wellen se zgjedhjet e qershorit janë një moment kyç për hapjen e bisedimeve. Në intervistë mbi vizitën në Tiranë, Fleckestein deklaroi se do të shihte edhe se sa realiste janë pretendimet e opozitës.

“Opozita e ka gjithmonë një frikë të tillë para zgjedhjeve. Se sa realiste është kjo, për këtë dua të krijoj një përshtypje, kur të jem këto ditë në Shqipëri. Sigurisht do të takoj edhe përfaqësues të opozitës", thotë Fleckenstein.