Transmetuar më 21-02-2017, 09:11

Një fëmijë është akuzuar për përdhunimin e një 8-vjeçari, i cili ka qenë i armatosur në momentin e sulmit. Autori i dyshuar i ngjarjes thuhet se është 10 vjeç dhe sulmi ka ndodhur në librarinë e shkollës në Perth të Australisë.  

Policia e ka akuzuar 10-vjeçarin për përdhunim dhe se e kërcënuar prenë e tij me armë zjarri, duke i thënë se do e vrasë. I mituri do të përballet sot në gjykatë me akuzat e rënda.

Incidenti ka ndodhur në muajin dhjetor të 2016, por është zbuluar vetëm tani dhe prindërit në shkollën ku ndodhet 8-vjeçari i përdhunuar janë mjaft të shqetësuar për ngjarjen në fjalë. Madje disa prej tyre kanë vendosur që t’i heqin fëmijët nga shkolla, ndërsa disa të tjerë janë duke pritur vendimin e Gjykatës. /noa.al