Transmetuar më 21-02-2017, 09:06

Në jetën e Paris Hilton tashmë është një tjetër djalosh. Burime pranë saj pohojnë se miliarderja është në një lidhje me aktorin Chris Zylka. 

Së fundmi, në një foto të publikuar në Twitter ajo e ka quajtur aktorin “Velentinin e saj”. Ata shfaqeshin shumë të afërt në krah të njëri-tjetrit.

“Ndjenja më e mirë është kur dikush të sheh sikur ti je thjesht e magjishme”,- shkruan Paris.

Një burim është shprehur për revistën E! se ata janë zyrtarisht të dashur dhe e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin.

“Çifti ka vendosur t’i marrë gjërat ngadalë”,- pohon burimi. Chriss ka qenë i pranishëm edhe në ditëlindjen e Paris javën e kaluar,  ku u panë duke u puthur dhe gjatë fundjavës ata janë fotografuar duke shëtitur ndërkohë që mbanin duart e njëri-tjetrit.  

Hilton ka qenë në një lidhje më parë me Thomas Gross, por i dha fund marrëdhënies prillin e vitit të kaluar. Nga ana tjetër, Chriss ka qenë i fejuar me modelen Hanna Beth, një lidhje që përfundoi 10 muaj më vonë pasi ai i propozoi.