Transmetuar më 21-02-2017, 08:43

Akrepa dhe merimanga, është ushqimi që Angelina Jolie u ka dhënë fëmijëve për të ngrënë. Këtë gjë ajo e ka bërë gjatë vizitës së saj në Kamboxhia, në vendin ku dhe ka adaptuar djalin e saj Maddox.  

Aktorja ndodhet atje së bashku me fëmijët, ndonëse po përballet me betejën e divorcit nga burri i saj Brad Pitt. Kjo eksperiencë në Kamboxhia është e veçantë për të fëmijët e saj, të cilët duket se po e shijojnë në maksimum ushqimin aziatik. /noa.al