Transmetuar më 21-02-2017, 07:17

Sudanin Jugor po ballafaqohet me një krizë të rëndë urie. Lajmi është dhënë nga Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Programi Botëror për Ushqim (ËFP), Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) dhe Qeveria e Sudanit Jugor, të cilët deklarojnë  në një njoftim të përbashkët me shkrim, se banorët që jetojnë në dy rajone të shtetit Unity, po përballen me uri. Në këtë rajon  jetojnë afër 100 mijë persona, ndërsa gjithashtu theksohet se 4.9 milionë njerëz, të cilët përbëjnë 40 për qind të popullatës së Sudanit Jugor kanë nevojë urgjente për ushqim.

Kryetari i FAO-s në Sudanin Jugor, Serge Tissot, në lidhje me çështjen tha se lufta civile në këtë shtet ka shkatërruar bujqësinë e vendit, ndërsa shumica e këtyre njerëzve merren me bujqësi. “Na ndodhi ajo që jemi frikësuar. Shumë familje kanë harxhuar gjithçka që kanë poseduar për të mbijetuar. Nëse nuk shpërndahen ndihma, fëmijët do të vdesin .” tha Tissot. /noa.al