Transmetuar më 20-02-2017, 20:01

Variçet janë shqetësim kryesor për shumë njerëz, sidomos për femrat.

Nuk janë vetëm gratë mbi 40 ato që vuajnë telashe të tilla, por edhe vajza të reja nga 20 deri 40 vjeçe.

Estetikisht venat me varice janë të shëmtuara për t’u parë në trupin e femrës ndaj shumë vajza e gra e kanë bezdi pasjen e tyre.

Mjekët specialistë pohojnë se venat me variçe janë venat e fryra të dukshme të këmbës. Sipas tyre, ky është tregues i një problemi të qarkullimit të gjakut, i quajtur pamjaftueshmëri venoze.

Në këto kushte, ka një kurë efektive pa kosto dhe pa efekte anësore.

Vaji i ullirit!

Po, vaji i ullirit, sepse të kthehesh te mjekimet popullore të lashtësisë, bio dhe pa efekte medicinave, është gjëja më e mirë që mund të bëjë një njeri.

Çfarë duhet të bëni?

Duhet të gjeni sigurisht vaj ulliri të vërtetë, pa përzierje me vaj tjetër, të virgjër. Për këtë, kërkoni vajin e besueshëm në treg.

Merreni një kavanoz e mbusheni atë me vaj ulliri.

Më tej futeni në një mikrovalë dhe lëreni aty për disa minuta derisa të konstatoni që të jetë shndërruar në një lëndë të mpiksur, si qull apo krem.

Nxirreni nga mikrovala kavanozin me lëndën e përftuar dhe pasi të jetë ftohur që lëkura juaj ta durojë temperaturën, merrni një masë në gishtërinj dhe masazhoni pjesët e prekura nga varicet.

Lëvizjet duhen të jenë rrethore dhe me butësi.

Në këtë mënyrë ju nxitni rikthimin në normalitet të qarkullimit të gjakut.

Kryerja e këtij trajtimi bëhet vazhdimisht derisa të konstatoni se variçet janë zhdukur. /noa.al/