Transmetuar më 20-02-2017, 14:56

Në internet janë shfaqur disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë se si një i panjohur, që thuhet të jetë i pastrehë, nga gëzimi kërcen nëpër rrugë, pasi i ishte dhënë mundësia për punësim.

Videoja tregon gjendjen e dhimbshme të të pastrehut i cili është shumë i lumtur pasi fitoi një vend pune, duke u gëzuar aq shumë, njësoj sikurse një fëmijë kur gëzohet kur dikush i jep ndonjë dhuratë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për dikë të cilit kompania kishte vendosur t’i jepte një shans për një fillim të ri. Sipas telegrafit, i pastrehu tani jeton në një shtëpi të të pastrehëve dhe merr ushqim nga kisha.

Aaron Doyle, i cili punon në kompaninë “NJMP Central” në MIdland, i cili ka shpërndarë videon në internet ka thënë se bëhet fjalë për një histori të vërtetë.