Transmetuar më 20-02-2017, 14:27

Një shtëpi e ankandeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se telefoni personal i Adolf Hitlerit është shitur për 243,000 dollarë.

Alexander Histrical Auctions në Merilend nuk e zbuloi emrin e blerësit. Telefoni është marrë nga bunkeri i Hitlerit në Berlin nga zyrtarët rusë, pak ditë pas rënies së kryeqytetit gjerman, më 1945.

Sipas shtëpisë së ankandeve, telefoni i është dhënë ushtarit britanik, Ralph Raynerit i cili e ka nxjerrë atë në shitje.

Telefoni, të cilin Hitleri thuhet se e ka përdorur për të diktuar urdhra vdekjeprurës gjatë dy viteve të fundit të luftës, është krijuar nga kompania Siemens në Berlin.

Në të është gdhendur emri i Hitlerit, së bashku me një svastikë dhe një simbol të shqiponjës të Rajhut të tretë.