Transmetuar më 20-02-2017, 12:17

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar protestën e Partisë Demokratike, e cila sot është në ditën e 3-të të saj.

Me ironi Balla pohoi se opozita u mblodh në tubim për zgjedhjet, ndërsa tani kërkojnë qeveri imagjinare. Nga ana tjetër ai rikonfirmoj se dita e zgjedhjeve do të jetë 18 qershori, ashtu siç e ka përcaktuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa tha se PD do të rikonfirmohet si forca e parë. 

“I bindur se PS do rikonfirmohet si forcë e parë. Pa vetting dhe reformë në drejtësi, nuk ecën integrimi. Protestë kundër varfërisë duke ngrënë pica, kjo nuk ka sens”, theksoi Balla.