Transmetuar më 20-02-2017, 12:04

Vogëlushi një vjeç, Tiny Teddy qante, kur nëna e tij, Sarah Boyle i afronte gjoksin te goja. Ai refuzonte të pinte qumësht në njërin prej gjokseve të nënës së tij.

Kjo situatë filloi ta shqetësonte 26 vjeçaren Sarah, e cila u drejtua tek mjeku dhe zbuloi se ajo kishte tumor. Boyle ka ndaluar menjëherë ushqyerjen me gji të foshnjës së saj dhe po ndjek kimioterapinë.

Edhe pse ajo kishte kryer vizita, pasi në vitin 2013 kishte vënë re një gjëndër, mjekët nuk kishin arritur të provonin se në gjoksin e saj të djathtë ishte krijuar një tumor.

"Teddy është heroi im. Në qoftë se ai nuk do kishte refuzuar gjoksin tim për t’u ushqyer, unë kurrë nuk do të kisha dyshuar se isha e sëmurë me kancer. Kurrë nuk e kisha imagjinuar se unë do të diagnostikohesha me kancer në moshë aq të re.

Humba flokët e mia dhe ngela tullace, por e rëndësishme është që kam njerëzit e mi të dashur", është shprehur nëna e re, e cila i ka bërë apel vajzave dhe grave që t’i drejtohen mjekëve për çdo gjëndër që hasin në trupin e tyre.