Transmetuar më 20-02-2017, 11:49

Fillimisht anulluan fejesën me shpresën se mund të riktheheshin bashkë, por sot Lady Gaga duket se u fut në një rrugë pa kthim.

Periudha e gjatë 5-vjeçare, në të cilën artistja gjithmonë kontroversiale është frekuentuar me ish të fejuarin e saj, Taylor Kinney, është mbyllur zyrtarisht nga ajo vetë.

Lady Gaga i ka kthyer aktorit 35-vjeçar unazën e fejesës me diamand në formë zemre, që ky i fundit i kishte dhuruar.

Sipas “In Touch Weekly”, ylli i muzikës pop e kishte mbajtur unazën me shpresën për t’u ribashkuar me ishin e saj, por sërish ishte ajo vetë që ka vendosur të ecë përpara.

Gaga ka filluar publikisht një lidhje të re me Christian Carino, por më parë vendosi që të zhdukte çdo gjurmë të romancës së shkuar.