Transmetuar më 20-02-2017, 11:24

Angelina Jolie ka folur për herë të parë publikisht për ndarjen e saj “të vështirë” nga Brad Pitt.

Ylli hollivudian është aktualisht në Kamboxhia bashkë me fëmijët për të promovuar filmin e saj të ri dhe është “thyer” emocionalisht para kamerave kur është pyetur për jetën e saj personale nga BBC News.

“Nuk dua të them shumë për këtë, përveç faktit se ishte një kohë shumë e vështirë dhe ne jemi një familje, dhe gjithmonë do mbetemi një familje”, ka thënë ajo mes lotëve.

Nuk është e lehtë për bukuroshen 41 vjeçare, e cila është përfshirë në një luftë shumë të hidhur ligjore me Pitt për kujdestarinë e 6 fëmijëve të tyre.

Por dyshja arriti një marrëveshje në janar, por pasojat e konfliktit të hapur publik duken qartë tek Jolie, e cila nuk i mban dot emocionet.