Transmetuar më 20-02-2017, 11:04

Igor Alexeev nuk e kishte as idenë më të vogël për punën që bënte gruaja e tij deri në momentin që ishte duke parë lajmet në televizor kur u shfaq bastisja e një hoteli nga ana e policisë.

Ngjarja është regjistruar në Bashkortostan në Rusi, ndërsa për burrin ishte vërtet një surprizë e pakëndshme të zbulonte përmes televizorit se gruaja ishte prostitutë.

Pas kësaj ai bëri një kërkim të thjeshtë në internet dhe kuptoi se gruaja e tij Maria ishte e listuar si njëra nga vajzat që ofronte disa shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Alexeev, tani është duke u munduar që të marrë një urdhër nga gjykata, përmes së cilit i ndalohet Marias të takojë vajzën e tyre 6-vjeçare.

Maria ka thënë se bashkëshorti i saj nuk ishte në gjendje që të ofronte mbështetje financiare për familjen prandaj edhe ishte e detyruar të punonte si prostitutë.