Transmetuar më 20-02-2017, 10:19

Uebfaqja më e madhe e videove, Youtube, ka paralajmëruar disa ndryshime, përfshirë edhe largimin e reklamave të bezdisshme 30 sekondëshe që më parë nuk mund të hiqeshin manualisht.

Kjo pasi Google duket se ka marrë parasysh ankesat e shumta të përdoruesve për reklamat në aplikacionin e faqes për versionin mobile.

"Si pjesë e ndryshimeve, kemi vendosur të ndërpresim përkrahjen e reklamave që nuk hiqeshin për 30 sekonda, do punojmë në formatet që i përshtaten edhe përdoruesve edhe reklamuesve", ka njoftuar Youtube, raporton "GMS Arena". Youtube nuk ka dhënë sqarime lidhur me reklamat e tjera.