Transmetuar më 20-02-2017, 08:41

Pas triumfit në Australia Open, tenistja amerikane Serena Williams ka marrë një periudhë pushimi dhe këto ditë ka realizuar një set fotografik për revistën e famshme “Sports Illustrated”. Në këtë set fotosh numri 1 në botë për femra në tenis ka treguar edhe një herë fizikun e saj fantastik dhe muskuloz, forma që do t’i kishte zili kushdo.

“Çdo person duhet të ndihet mirë me trupin e tij dhe unë ndihem mirë, e ndiej që jam e fortë. Është e përkryer për një njeri të ndihet seksi me trupin e tij dhe të ketë një karakter të fortë. Dua vërtet që njerëzit të thonë, “edhe unë ndihem i bukur”. Kjo është ajo që shpresoj”, tha Serena Williams.

Më tej, tenistja amerikane rrëfehet për këtë set fotografik të realizuar në plazh, ku tregon foto vërtet tërheqëse për fansat, mjaft seksi. “Ishte diçka fantastike por edhe e vështirë. U detyrova të përqendrohesha që çdo pjesë të trupit tim të dukej ashtu si duhet dhe që duart e mia të ishin në pozicionin e duhur. Jam përgatitur shumë”, tha më tej Williams.