Transmetuar më 20-02-2017, 08:29

Një foshnjë ka lindur me dy koka dhe prindërit e tij e kanë mësuar këtë fakt vetëm një ditë para lindjes.

Ai ishte i gjinisë mashkullore dhe fryt i dashurisë së dy prindërve Nasreen, 30 vjeçe dhe Naseem, Mohammad, 34 vjeç.

Foshnja me dy koka, i cili ishte cilësuar nga prindërit si një dhuratë nga Zoti, nuk arriti të mbijetonte. Vogëlushi ndërroi jetë vetëm disa orë pas lindjes.

Ky ishte një moment tragjik për prindërit e tij, të cilët kishin vendosur ta mbanin pavarësisht problemit që kishte.

Prindërit, të cilët kanë edhe 4 fëmijë të tjerë, ishin krenar për fëmijën e tyre dhe gati për ta pranuar. Mirëpo, për fat të keq vogëlushi nuk ia doli të mbijetonte./b.l/noa.al/