Transmetuar më 20-02-2017, 08:16

Një studim i ri ka arritur në përfundimin se konsumimi i disa filxhanëve me kafe në ditë ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës.

Studimi në të cilin u përfshinë 7,000 njerëz, vuri re një rënie të rrezikut prej 30% nga prekja e sklerozës, nëse ata pinin më shumë se 900ml kafe në ditë.

Kjo sasi, që zbërthehet në gjashtë filxhanë të vegjël të kafesë, mund të duket shumë, por është e barabartë me dy kafe të mëdha.

Skleroza është sëmundja më e zakonshme neurologjike, e cila prek 50 njerëz në Britani çdo javë, zakonisht njerëz të njëzetave dhe tridhjetave.

Prekja më së shumti e femrave, u shkakton atyre humbje të lëvizshmërisë, probleme me shikimin, lodhje dhe dhimbje të pashpjegueshme.

Ekspertët nuk janë të sigurt pse kafeja është mbrojtëse ndaj kësaj sëmundje, por ata dyshojnë se kafeina është përgjegjëse për luftimin e saj.