Transmetuar më 20-02-2017, 08:05

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ditën e hënë dhe të martë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë vizitës, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta nga udhëheqësit më të lartë të institucioneve shtetërore, presidenti Bujar Nishani, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, raportojnë mediat kosovare.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Veseli do të takohet edhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Po ashtu, kryeparlamentari Veseli do të ketë takime edhe me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi si dhe drejtues të partive opozitare, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu.

Temë diskutimi në këto takime do të jen3ë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha sferat, në interes reciprok.