Transmetuar më 20-02-2017, 07:29

Një burrë në SHBA është arrestuar për dhunimin fizik të një 7-vjeçari, pasi pamjet e rënda teksa ai godet fëmijën kanë bërë xhiron e botës.

Pamje të rënda janë ato të cilat vijnë nga SHBA, ku një birrë është arrestuar për dhunimin fizik të një vogëlushi 7 vjeç.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në veri-perëndim të Houston, Teksas. I arrestuari, 27-vjeçari Kordarell Williams, raportohet se është i dashuri i mamasë së djalit.

Ai është parë të godasë plot 62 herë me rrip në kokë, shpatulla dhe këmbë për 5 minuta. Williams pranoi në Gjykatë se e kishte goditur djaloshin sepse kishte vjedhur një karikues telefoni.  

Williams u dënua me 30.000 dollarë gjobë dhe djaloshi ka kaluar në ruajtje të shërbimit të mbrojtjes së fëmijëve.