Transmetuar më 19-02-2017, 21:17

Është 19 vjeç dhe punën e parë të jetës e ka nisur në një spital. Ku për drejtore ka një grua 32 vjeçe, e martuar dhe nënë e një djali dyvjeçar.

Por puna e parë u shoqërua me kërkesa “ekstra”.

Britanikja “The Sun”, publikon dëshminë e plotë të djalit 19-vjeçar i cili rrëfen se është detyruar nga drejtoresha e spitalit që t’i bëjë seks oral.

Në letër, djali tregon se ka bërë seks me shefen por ndjehet në siklet se mos kjo është një gjë e gabuar.

“Ajo është më e madhe nga unë dhe ka një oreks të paparë për seks, sidomos për seks oral. Po bëjmë, por mos vallë jam në telashe?”, – shtron pyetjen djaloshi që punon si asistent infermier në maternitetin e qendrës spitalore të Londrës.

I riu tregon se gjithçka nisi pas një mbrëmjeje festë me kolegë ku dikush festoi 21-vjetorin. “Që atëherë unë fillova të flisja më shumë me shefen time. Ajo dukej ndryshe me flokët e saj të lëshuara dhe kishte veshur një fustan seksi”.

Më tej djali vazhdon rrëfimin: “Ne pimë dhe kërcyem e pastaj u kthyem me taksi në shtëpi. E pashë që mezi e mbanin këmbët dhe i thashë ta përcillja deri tek dera. Ajo më ftoi brenda e më tha që t’i thoja taksistit të ikte.

Burri i saj ishte jashtë vendit dhe djali i tyre ishte me nënën e saj.

Ne u futëm brenda dhe ajo ra në tapet. Unë iu afrova ta mbaj. Ajo ra në duart e mia dhe fytyrat tona ishin shumë afër. Më puthi mua dhe unë e vazhdova. U ngrit dhe iu drejtua shkallëve, mesa duket për te dhoma e gjumit. Si mund të refuzoja?

Seksi me të ishte i pabesueshëm. Ajo me të vërtetë dinte si të trajtonte një djalë. Qëndrova aty atë natë dhe në mëngjes u përsërit e njëjta gjë, po aq mirë”.

Djaloshi tregon se ky ishte vetëm fillimi sepse tashmë është kthyer në rutinë që po e tremb.

Lidhur me këtë letër për “The Sun”, flet psikologia e kësaj gazete. Ajo i përgjigjet pyetjes së djalit nëse ia vlen të vazhdojë kjo lidhje apo jo:

“Unë mund ta kuptoj se sa joshëse është që të vazhdosh të shijosh seksin e shfrenuar, por kjo ndikon në jetën personale të secilit prej jush jetën familjare të saj dhe pozicionet e punës suaj.

Mos harro, ajo është e martuar dhe ka fëmijë. Ajo po të përdor si një mjet në kushtet kur martesa e saj po përballet me probleme.

Ju nuk jeni i mitur, megjithatë ajo është duke abuzuar me ju për vetë faktin se është eprorja juaj. Nëse dikush ju zbulon, kjo mund të çojë në pasoja të hidhura”.

Psikologia ka dhe një mesazh për djaloshin: “Ji pak krenar me veten dhe ki pak sedër. Je në fillimet e karrierës dhe nuk ke pse shkatërron gjithçka. Bëja dhe asaj të qartë se nuk ia vlen të dëmtosh kaq shumë reciprokisht.

Ti meriton dikë që kujdeset për ty, që të do ty, interesohet për ty. Ndaj dil, tako miq e shokë të moshës tënde dhe nis njohje të reja”, – përfundon këshilla e psikologes. /noa.al/