Transmetuar më 19-02-2017, 20:26

Nga Ylli Pata

Do të kisha dalë para publikut dhe do ta kisha pranuar hapur që jemi në një krizë politike, pasi opozita, një pjesë e shtetit, ka dalë nga sistemi dhe kërkon zgjidhje të negocuar. Do të kisha kërkuar takim me liderin e opozitës Lulzim Basha dhe do t’i kisha propozuar një zgjidhje: qeveri kujdestare deri në votime, me kusht që kjo qeveri të mbështetej vetëm me votat e PS-së dhe PD-së. Kryeministri të zgjidhet një figurë që do të zgjidhet ndërmjet tre alternativave me short ndërmjet PD-së dhe PS-së. Ministri i Brendshëm të jetë një emër i opozitës por që duhet të pranohet nga mazhoranca, siç ndodhi me Bashkim Finon në vitin 1997. Ministrinë e Drejtësisë ta ketë PS. Në marrëveshjen e palëve të përcaktohet qartë se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, pra vettingu të vazhdojë qetësisht dhe me mirëkuptimin e palëve.