Transmetuar më 19-02-2017, 16:58

Historia e një ushtari është përhapur shumë në mediat botërore pasi u publikua në Reddit, se si ai vendosi të hakmerrej ndaj të shoqes kur mësoi se ajo e kishte tradhtuar duke shkuar në shtrat me plot 60 meshkuj.

Ushtari amerikan që jeton në Teksas të SHBA-ve, ishte njohur me atë që më vonë u bë bashkëshortja e tij, nga miq të përbashkët. U martuan shpejt me qëllim që të kalonin sa më shumë kohë që të mundeshin bashkë, pasi më tej atë e thërriste detyra ushtarake.

Ushtari vendosi të pranojë edhe faktin që e shoqja ishte epileptike. Ai dërgonte rregullisht çeqe që të mbuloheshin shpenzimet e kurimit të saj.

Ndërsa ai luftonte në vatrat e nxehta të luftës ku e çonte ushtria amerikane, ajo kishte nisur një tjetër mision “luftarak”: Ta tradhtonte me burra të tjerë.

Dyshimet e ushtarit nisën kur ai nisi të konstatojë se e shoqja mungonte shumë orë në shtëpi. Shpesh ajo dilte jashtë qytetit. Justifikimet e saj kur ai e pyeste se ku shkonte, ishte se kujdesej për nënën e shtruar në spital.

Deri këtu, dyshimet ishin të cekëta.

Por ishte pikërisht familja e të resë, ajo e cila zbuloi se po e tradhtonte rregullisht të shoqin që gjendej nën armë, mijëra kilometra larg.

Për më tepër, ajo po e tradhtonte atë më së shumti me ushtarë.

Kur u përball me prindërit e saj, ajo pranoi se e kishte tradhtuar të shoqin, por tha se e kishte bërë këtë me vetëm një mashkull. I cili, siç pohoi ajo, e kishte lënë shtatzënë.

Një ditë, ushtari u kthye pa paralajmëruar në shtëpi. Ai u tmerrua kur pa se në shtëpi jetonte një mashkull tjetër, i cili përdorte gjithçka, deri dhe makinën e tij.

Zbulimi ishte edhe më i rrallë: Ushtari mësoi se dashnori i të shoqes ishte me ngjyrë dhe homoseksual. Ai ia kishte lënë shtatzënë gruan, por kjo e fundit kishte arritur deri aty sa t’i jepte nipin e saj 18-vjeçar për të kryer marrëdhënie homoseksuale.

Këto detaje u evidentuan edhe në procesin gjyqësor që përfundoi në gjykatën lokale të qytetit ku jeton familja tashmë e prishur.

Gjykata vendosi që çifti të ndahej dhe pasuria t’i kalonte tërësisht ushtarit.

Teksa dolën të dy nga dyert e gjykatës, ajo iu drejtua me këto fjalë të shoqit: “Dhe ku të shkoj tani, si do të jetoj?”

Një pyetje që sikurse ushtari shkruan në Reddit i identifikuar me emrin Frizzmaster, nuk mori përgjigje prej tij. /noa.al/