Transmetuar më 19-02-2017, 16:51

Nga Arian Galdini

Jemi ne shesh. Jemi aty përballë Kryeministrisë dhe Kuvendit. Vendimi është që të qëndrojmë aty pa kthim, derisa qeveria të rrezohet ose populli të dorëzohet. 

Ç’ka mua më gëzon është se Edi Rama po e ndjek live nga facebooku protestën tonë. Ky është tregues serioz se më në fund opozita e riktheu Edi Ramen në punën e tij ditore si Kryeministër. E them këtë sepse e vetmja mënyrë sesi di ta bëjë ky njeri punën e tij si Kryeministër është ose online në facebook ose live në TV.

Me orët e gjata në facebook duke transmetuar live Protestën e Opozitës, Edi Rama besoj është ndjerë i qetë sepse sipas mendimit të tij e ka merituar ditën e punës që ia paguajmë ne qytetarët me taksat tona.

Dhe kjo është shërbesa më e madhe qe i ka bere dhe po i bëjmë ne si opozitë dhe si qytetare se bashku, ketij vendi sot me këtë qëndresë. Ne po normalizojmë sadopak dhe ende sipas mënyrës se tij, faktin se Kryeministri duhet te kujdeset per rrogen e tij qe merr nga qytetaret. Duhet te punoje. Qe ai nuk di te punoje ndryshe, kete e kemi kuptuar te gjithe. Se paku te punoje online, qe te na tregoje se aty ka rendesi edhe ajo rrogëza e vogel qe ia paguajme ne. Derisa te vije momenti qe qendresa jone qe e riktheu Kryeministrin ne punen e tij online, ta nxjerre krejt jashte kesaj pune sepse shqiptareve u duhet nje Kryeminister prej verteti qe punon ne zyre, ne terren, me shqiptaret per shqiptaret.

Qëndresa jone është shërbesë sepse Kryeministri kuptoi qe duhet ta meritoje qofte edhe online rrogën e tij si Kryeministër, ndonëse ajo cikërrimë nuk i hyn ne sy.

Nuk i hyn ne sy sepse ky është Kryeministri i 3P, ky është Kryeministri i kanabisit, ky eshte Kryeministri i tutorëve dhe trafikantëve, përdhunuesve dhe vrasësve, e te gjithë këta e paguajnë shume me mire sesa e paguajne qytetaret shqiptare. Prandaj habitet ai kur e kritikojne apo ku i kerkojne llogari, sepse asnje qytetar shqiptar i ndershem, as te gjithe qytetaret shqiptare te ndershem e taksapagues nuk i japin dot atij ate pagese te majme e marramendese qe ia japin ata qe e kane bere Kryeminister.

Prandaj per ne punon online dhe live, Edi Rama, sepse punen e vertete si Kryeminister e ben per ata te tjeret, per 3P-istat, horrat, batakçinjtë, trafikantet, përdhunuesit, kriminelët, e te tjerë syresh si ky soj.

Qëndresa jone është shërbesë, sepse Kryeministri qe do te na qeverisi neve vetëm online, na thotë se ne nuk mund te votojmë elektronikisht.

Paradoks më të madh nuk ka. 

A e dini pse?

Sepse ai neve na do në botën ku na poshtërojnë e dhunojnë ata 3P-istat, trafikantët dhe kriminelët e tij. Ai nuk na do neve në botën e tij.

Ai do dy botë mendimi dhe veprimi ne raport me ne qytetarët. Ai vetë të na qeverisë ne nga ‘farmacia virtuale’ ndërsa neve këtu në botën tone reale, të na zhdëpin e gëdepin e ‘bëjnë për ilaçe’, pakicat plaçkitëse qe i paguajnë rrogën Edi Ramës. 

Aq shume para bëjnë keto pakica plaçkitëse, sa edhe Edi Rames mund ti bejne pagesa te majme, edhe neve mund te na e blejne voten per 20 a 50 euro. Këtu edhe kolapsohet mendërisht Edi Rama, sepse i ben çudi sesi neve e refuzojmë këtë transaksion financiar me leverdi per te gjithe.

Sepse kështu edhe Kryeministri nuk ka me nevoje per rrogën e taksapaguesve, e as qytetaret nuk kane pse ta japin me votën kot dhe falas, kur mund te nxjerrin diçka prej saj.

Qëndresa është shërbesë, sepse po rikthen përsëri ne Shqipëri atë nevojën e madhe dhe ulëritëse qe qytetaret te votojnë me vullnet te lire dhe qe Kryeministri i Shqipërisë te jete i lumtur për rrogën qe ia paguajnë taksat tona, e te punoje me përgjegjshmëri për ta merituar këtë rrogë.

Qëndresa është shërbesë, sepse po bashkon çdo qytetar rreth kësaj domosdoshmërie historike, qe ne qytetaret kemi lirin e votës dhe fuqinë e llogarikërkimit.

Qëndresa është shërbesë, sepse po u jep qytetareve te gjithë mundësinë dhe forcën për te kërkuar një Kryeministër normal që punon për shqiptarët sepse paguhet nga shqiptaret.

Qëndresa është shërbesë, sepse e vetmja mënyrë që të kemi qytetarë që zgjedhin një Kryeministër normal, qe u është mirënjohës dhe llogaridhënës shqiptarëve për rrogën që ata ia paguajnë me taksat e tyre, është që në këtë vend të ketë zgjedhje të lira dhe te ndershme.

* Dërguar nga autori, qëndrimet janë personale