Transmetuar më 19-02-2017, 14:50

“Një ngjarje që shihet vetëm një herë në jetë”, janë fjalët e një turisti që pa nga afër përleshjen e përgjakshme mes tre luanëve.

Justin Thorne ishte në pushime në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, kur pa luftën midis këtyre kafshëve te egra dhe rrezikshme.

Pas shkrepjes së imazheve, 28-vjeçari tha se zhurma e zënkës së tyre ishte shumë e lartë, ndërsa agresiviteti ishte i madh. Pasi kaloi një makinë aty, treshja u zhduk shpejt nëpër shkurre për të vijuar zënkën.

Kur Justin i publikoi fotot në rrjetet sociale, ato u bënë shumë të pëlqyeshme dhe u shpërndanë me mijëra herë në të gjithë botën. Imazhet janë fantastike dhe ai ka të drejtë kur thotë se raste të tilla ndodhin vetëm një herë në jetë.