Transmetuar më 19-02-2017, 13:52

Blogerja e njohur Lori Hoxha, ka dalë sërish live në rrejtet sociale për për t’iu përgjigjur pyetjeve të fansave të saj, që nuk fakt janë të shumë. Atë moment trashëgimtarja  Top Channel ishte në shoqërinë e motrës së saj të dashur, Sarën, por  kjo e fundit nuk preferoi të shfaqej në ekranin e celularit. Gati 2 mijë sy po i ndiqnin motrat Hoxha në kohë reale dhe pyetjet që iu drejtuan Lorit ishin nga më të ndryshmet. Gjithsesi ajo nuk qëndroi gjatë duke i sugjeruar të gjithëve të ndiqnin “The Voice” në Top Channel.

“Po e ndiqni ‘The Voice? ’. Shihni ‘The Voice’, mos bëni pyetje”, -u shpreh Lori. Më tej ndjekësit e pyetën për nipin, vëllain Itan apo edhe për qerpikët. Pyetje të cilave Lori iu përgjigj lehtësisht:-“Nipi është për mashalla. Vëllai do të bëhet futbollist. Qerpikët nuk janë të mitë, sapo i kam bërë. Janë gjëja më e bukur që mund të bëjë njeriu, vetëm se është shumë e lodhshme”, -tha Lori Hoxha,  e cila është njëherësh edhe një nga blogeret e modës më të famshme e të suksesshme shqiptare. /noa.al