Transmetuar më 19-02-2017, 10:44

Mërgim Mavraj është shndërruar në një lider te Hamburgu. Në përballjen me Freiburg, qendërmbrojtësi i kuqezinjve zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme pavarësisht se skuadra e tij u ndal në një barazim 2-2 me Freiburgun, që ishte dhe një derbi shqiptarësh mes Mavrajt dhe Abrashit, që rikthehej titullar për formacionin e të tijve.

Prania e Mavrajt në qendër të mbrojtjes me Papadoupulos ofronte gjithmonë siguri për skuadrën vendase në prapavijë, që pavarësisht mungesës së amerikanit Ëood arriti të gjejë epërsinë me Hunt në  minutën e 15-të. Gëzimi i Hamburgut megjithatë nuk zgjati shumë pas Philips shënoi pas një asisti të Petersen. Ndërkohë që Abrashi në minutën e  30-të pati një mundësi të shkëlqyer për t’i dhënë epërsinë të tijve, por gaboi një gol të sigurt. Në pjesën e dytë, Mavraj vazhdoi të ishte i jashtëzakonshëm me ndërhyrjet e tij, duke mbyllur gjithmonë kundërshtarët e tij ndërsa përpara Hamburg mundi të gjejë dhe një herë tjetër avantazhin me zëvendësuesin Gregoritch./noa.al