Transmetuar më 19-02-2017, 09:02

Një 38-vjeçar në Britani vret dy shokët e tij dhe ua fsheh trupat në kopshtin e shtëpisë. Krimin e tmerrshëm e kishte paralajmëruar më herët tek psikiatri i tij. Gjatë seancës, Philip Simmons, 38 vjeç, kishte thënë se ishte në gjendje që të vriste një njeri pa motiv dhe kështu bëri.

Në prill të 2016, ai vra brutalisht shokët Daniel Hatfield, 52 vjeç dhe Mattheë Higgins, 49 vjeç. Sipas avokatit të Philip Simmons, krimi i dyfishtë mund të ishte shmangur.  

“Simmons vizitohej tek psikiatri dhe ai kishte rrëfyer se ishte në gjendje që të vriste njerëz, por mjeku kishte refuzuar ta mbyllte në një spital psikiatrik”. Fillimisht Simmons vrau njërin prej miqve të tij dhe e fshehu trupin në kopshtin e  banesës. Më pas u fut brenda dhe vrau mikun tjetër. Ai nuk e mban mend se kë ka ekzekutuar të parin. Pas asaj dite Simmons u arratis dhe madje kishte kryer edhe një grabitje. Tashmë është arrestuar dhe rrezikon që të dënohet me burgim të përjetshëm. /noa.al