Transmetuar më 19-02-2017, 08:41

Ka hyrë në ditën e dytë protesta e opozitës, e cila ka vendosur që të ngujohet në një çadër pranë Kryeministrisë.

Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe deputetë të kësaj force politike e kanë kaluar natën në çadrën e ngritur një ditë më parë nga të rinjtë e FRPD.

Kauza e tyre është qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjatë një deklarate për imediat, deputeti Aldo Bumçi kërkoi nga kryeministri Rama të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të evitojë tensionet dhe trazirat.

Sipas deputetit, Rama e ka humbur legjitimitetin e tij si Kryeministër.

Ndërsa, deputeti Flamur Noka tha se PD është e vendosur deri në fund që të plotësojë kërkesat e saj. /noa.al/